Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurostati shënoi ulje rekorde të papunësisë në Bullgari

Foto: arkiv

Niveli i papunësisë në Bullgari është pakësuar gjatë muajit qershor deri në fundin historik prej 4,4% , kundrejt 4,5% gjatë muajit maj. Një vit më herët ajo ka qenë 5.2 %. Kjo është papunësia më e ulët e regjistruar që nga vitit 2000, kur Eurostati filloi ta analizojë këtë tregues për Bullgarinë. 140 000 bullgarë kanë qenë pa punë gjatë muajit qershor 2019, kundrejt 150 000 gjatë majit dhe 174 000 gjatë qershorit të vitit 2018. Bullgaria zë vendin e 9 në BE për nga papunësia më e ulët dhe është një nga 18 vendet-anëtare, ku papunësia është më e ulët nga ajo mesatare në BE - 6,3%. Të dhënat tregojnë se papunësia ndër gratë është 4.1 %, derisa para një viti ka qenë 4.8 %. Papunësia ndër burrat është 4,8%, derisa gjatë qershorit 2018 ka qenë 5,7% .



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..

botuar më 25-04-03 4.50.PD

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD