Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Pritet një rritje e lehtë e temperaturave

Foto: BTA

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje rreth 13°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në shumë zona do të bjerë shi, ndërsa mbi 1600-1700 m - borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m – rreth 0°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të theksuara, por vetëm në vende të izoluara në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 15°, kurse uji i detit është 9°-10°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

"DPS-Fillimi i Ri" kërkon hetim mbi aktivitetet e Sorosit në Bullgari

Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..

botuar më 25-09-30 5.02.MD
Asen Vasilev

Asen Vasilev beson se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i PP-së

Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...

botuar më 25-09-30 4.06.MD
Rosen Zheljazkov

“Bulgargaz” tashmë nuk mund të paguajë borxhin ndaj kompanisë turke “BOTASH”

Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..

botuar më 25-09-30 12.40.MD