Kampioni i Bullgarisë “Lludogorec” u klasifikua për raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Evropës pas fitores në teren të vet kundër islandezëve nga “Valur” dhe me rezultat të përbashkët prej të dyja ndeshjeve me këtë rival 5:1.
“CSKA” gjithashtu vazhdon përpara në kampionat pasi mposhti “Osijek” nga Kroacia me 4:3. Suksesi i bullgarëve erdhi pas penalltive.
“Lokomotivë – Plovdiv” u klasifikua vështirë për raundin tjetër të Ligës së Evropës. Bullgarët humbën me 1:3 si mysafirë kundër Spartak – Trnava, por pas fitores së bullgarëve me 2:0 para një jave, vazhdojnë përpara pas golit të shënuar në teren të huaj.
Skuadra “Levski” nuk vazhdon më në kampionatin evropian, pasi humbi ndeshjen kundër “AEK Larnaka” në teren të vet me 0:4. Rezultati prej të dyja ndeshjeve të këtyre skuadrave është 0:7.
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..