Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Transportit të Bullgarisë dhe Ministrisë homologe te Kosovës ka rezultuar nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve. Kështu deri në fundin e vitit 2019 lejet e transportit bëhen 3000 më shumë. Gjatë vitit 2020 numri i tyre do të jetë 6000.
Për të nënshkruar këtë protokoll në Sofje ka qenë delegacioni i Ministrisë se Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli. Ai është takuar me Zëvendësministrin e transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova.
Sipas Ambasadorit të Kosovës tek ne z. Edon Cana shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ka qenë dhe Sekretari i parë i Ambasadës Bujar Desku, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve të nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.
30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..
Futja e pritur e monedhës së vetme evropiane nga 1 janari 2026 është një nga shumë temat që e ndajnë shoqërinë. Përveçse është një shkak për përplasje politike, euroja është gjithashtu një shkak shqetësimi për disa prej qytetarëve bullgarë. Frika më e..
"Vendi ku lind dielli" – kështu bukur dhe përshkrueshëm tingëllon për bullgarin emri i Japonisë. E quajnë gjithashtu "kopshtin e qershive" dhe "fuqi e madhe financiare". Të gjitha këto përcaktime janë të vërteta dhe nxisin interesin e shumë bullgarëve, të..