Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Transportit të Bullgarisë dhe Ministrisë homologe te Kosovës ka rezultuar nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve. Kështu deri në fundin e vitit 2019 lejet e transportit bëhen 3000 më shumë. Gjatë vitit 2020 numri i tyre do të jetë 6000.
Për të nënshkruar këtë protokoll në Sofje ka qenë delegacioni i Ministrisë se Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli. Ai është takuar me Zëvendësministrin e transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova.
Sipas Ambasadorit të Kosovës tek ne z. Edon Cana shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ka qenë dhe Sekretari i parë i Ambasadës Bujar Desku, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve të nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të..
Shkalla e rritjes së çmimeve në BE u ngadalësua në 2.4% në prill 2025 në bazë vjetore krahasuar me 2.5% në mars, tregojnë llogaritjet e Eurostat. Për Bullgarinë, të dhënat e raportuara sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumatorit tregojnë..
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të..