Akademia Kombëtare e Arteve Figurative hapi atelietë e saj për fëmijët dhe nxënësit. Gjatë tërë muajit gusht pjesëmarrësit në Akademinë Verore për Fëmijë dhe Nxënës do të pikturojnë, do të modelojnë dhe do të zhvillohen si krijues nën udhëheqjen e studentëve-piktorë. Edicioni i dhjetë i iniciativës filloi me një aktivitet festiv me moton “Fëmijët pikturojnë jashtë”. Gjatë disa ditëve të fundit të muajit piktorët e vegjël do të radhitin veprat e tyre më të bukura në një ekspozitë në galerinë “Akademia”.
Ky projekt kulturor-arsimor i fondacionit “Shën Pimen Zografski” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative fitoi popullaritet gjatë viteve dhe tashmë për të dytin vit me radhë është në Kalendarin e ngjajreve më të rëndësishme kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..