Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapi i parë për ndërtimin e qendrës shpërndarëse evropiane të gazit në Bullgari

Foto: arkiv

Bullgaria nuk ka depozitime të konsiderueshme të gazit, as treg të madh të gazit, mirëpo ka ambicie evropiane në këtë degë. Bëhet fjalë para së gjithësh për projektin për ndërtimin e qendrës së madhe shpërndarëse të gazit dhe bursë, e cila do të mund t’ua sigurojë nevojat e gazit klientëve të mëdhenj evropianë. Pas ngrirjes së projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” (“South Stream”) në vitin 2014, i cili duhej të transportonte nën Detin e Zi deri në bregun bullgar më shumë se 64 mlrd metra kubike gaz rus, ideja për qendrën shpërndarëse të gazit u bë më pak realiste. Por që atëherë deri tani gjërat u ndryshuan – jo gjithmonë në drejtim pozitiv, por me siguri situata është e re.

Tani për tani shpresat bullgare për depozitime të naftës apo të gazit në pjesën bullgare të Detit të Zi nuk realizohen. Para pak kohe ishte njoftuar se sondazhet në det në rajonin e qytetit Burgas nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Por pavarësisht nga kjo Bullgaria vazhdon të insistojë dhe të punojë për realizimin e qendrës “Ballkan” në bregdetin tonë. Shteti ynë bëri shumë përpjekje për zgjerimin e rrjetit të vet të transmetimit të gazit dhe për diversifikimin e tij me gaz azerbajxhan, amerikan dhe me gaz nga të gjitha fushat e tjera të mundshme. Tashmë është nënshkruar dhe marrëveshja me Azerbajxhanin për furnizimin e 1 mlrd. metrave kubike gaz për vit pas 2020-ës. Po vazhdon dhe ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, i cili do të transmetojë sasi suplementare gaz, duke përfshirë gaz amerikan. Gaz i tillë tashmë ishte furnizuar për herë të parë tek ne dhe të gjithë tregtarët mbetën të kënaqur me çmimet dhe kushtet e furnizimit. Përkrahje të fortë për projektet bullgare të lidhura me gazin, shteti ynë mori dhe nga Rusia dhe kompania e saj “Gazprom”. Para pak kohe përfundoi ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Turke” përgjatë fundit të Detit të Zi, tubacioni i dytë i të cilit do të kalojë përmes territorit të Bullgarisë dhe do të transmetojë 15.75 metra kubike gaz rus për vit.

Itinerari i tubacionit të dytë nuk ishte i sigurt derisa ministri rus i energjetikës Aleksandër Novak nuk deklaroi publikisht në Turqi se Bullgaria është parapëlqyer para Greqisë për pjesën tjetër të gazsjellësit – nga Turqia deri në Evropën Qendrore. Deri tani marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve për këtë çështje zhvilloheshin midis dy kompanive shtetërore – asaj ruse “Gazprom” dhe asaj bullgare “Bulgargaz”. Të dy arritën mirëkuptim për ndërtimin e pjesës bullgare të tubacionit nga kufiri turk deri në atë veriperëndimor me Serbinë. Pala bullgare zhvilloi tender të hapur për zgjedhjen e ndërtuesit të këtij segmenti me gjatësi 474 kilometra, por në lidhje më të po zhvillohen procedura të apelimit në gjyq të nënkontraktorit të zgjedhur. Për këtë arsye zbatimi i projektit me vlerë 1.1 mlrd. euro mund të vonohet. Afati i parashikuar për të është 2020. Tashmë janë sqaruara parametrat e furnizimeve – 90% prej gazit në tubacion duhet të vijë nga Rusia dhe Bullgaria do të marrë nga 100 mln. euro për vit për taksat e trasitit. Këtu duhet të përmendim se me ndërtimin e “Rrymës Turke” gjiganti rus “Gazprom” ndërpret furnizimet nëpërmjet “Gazsjellësit Trans Ballkanik” (“Trans Balkan Pipeline”), i cili furnizon gaz në Turqipërmes territorit të Ukrainës. Për taksat e transitit të këtij tubacioni Bullgaria duhej të merrte mbi 700 mln. euro deri në vitin 2030.

Me rëndësi të madhe është të them se autoritetet bullgare pohojnë se nuk do të përsëritin gabimet e bëra me projektin “Rryma Jugore”, i cili dështoi sepse nuk ishte bashkërenduar dhe miratuar nga Brukseli. Ministrja e Ekonomisë Temenuzhka Petkova deklaroi se “përfundimet janë bërë” dhe projekti tashmë është bashkërenduar me Brukselin. Shpresojmë se kjo është bërë edhe sa u përket Shteve të Bashkauara të Amerikës, sepse ato gjithashtu ishin ndër fajtorët për ndërprerjen e “Rrymës Jugore”. Kështu mund të thuhet se hapi i parë i rëndësishëm për qendrën e madhe për shpërndarjen e gazit “Ballkan” tashmë është bërë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD