Bullgaria disponon me kushte konkurruese sa u përket tatimeve të ulëta, internetit dhe mundësive për outsourcing. Për nga këto treguese renditemi ndër 10 shtetet e para në botë, pohon fletë-reklama e Dhomës Ekonomike Tregtare “Bulgaria in figures”. 26 janë statistikat ndërkombëtare të cuituara në këtë material reklamues. Në 16 prej tyre vendi ynë përmirëson pozitat e veta, kurse në 8 i keqëson. Vlerësimet e faktorëve të jashtëm janë me rëndësi të madhe, sepse investitorët besojnë më shumë në klasifikimet ndërkombëtare dhe ky fakt nuk duhet nënvlerësuar, tha kryetari i Dhomës Ekonomike Cvetan Simeonov. Duhet të punojmë për lehtësimin e biznesit, sepse është e papranueshme që Bullgaria të jetë në vendin e 147-të për nga “lidhja elektrike” – që është një nga arsyet për vendin tonë të pakënaqshëm në klasifikimin e bërjes së biznesit.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..