Presidenti Rumen Radev u vuri veto ndryshimeve legjislative, të cilat do të lejojnë që Hetimin Ushtarak ta drejtojë person civil. Kreu i shtetit është i mendimit se udhëheqësi i zyrës “Informacionet Ushtarake” duhet të ketë ekspertizë, duhet të ketë dije konkrete dhe specifike dhe përvojë profesionale, jo vetëm në fushën e mbledhjes së informacionit nga veprimtaria e zbulimit. Presidenti mendon se këto ndryshime rrezikojnë parimet e menaxhimit dhe kontrollit të centralizuar të veprimtarisë së hetimit dhe rrezikojnë po kështu neutralitetin politik. Kjo është vetoja e 19-të presidenciale që nga fillimi i mandatit të Rumen Radevit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..