Rusia miraton kandidaturën e bullgares Kristalina Georgieva për shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Moska ka qëndrim pozitiv ndaj Georgievës dhe është gati ta përkrahë në votimin e ardhshëm, thuhet në komunikatën e Ministrisë ruse të Financave. Për herë të parë në historinë 75-vjeçare të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mundësi që në krye të institucionit botëror të zgjidhet përfaqësues i një ekonomie, e cila cilësohet si “treg në zhvillim”, komenton pala ruse. Kandidatura e Gjeorgievës është një zgjedhje e drejtë. Ajo është diplomate e shkëlqyeshme, ekonomiste me përgatitje të mrekullueshme, financiere me përvojë të madhe profesionale. Në situatën e rritjes së proteksionizmit në ekonominë globale përvoja e saj në zgjidhjen e problemeve të lidhura me zhvillimin, do të jetë e dobishme më shumë se kurrë, thuhet gjithashtu në komunikatë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..