Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë Taro Kono. Ai ia dërgoi përshëndetjet e veta më të sinqerta Shinzo Abe, i cili gjatë vitit 2018 bëri vizitën e parë të një kryeministri japonez në Bullgari. Borisov shënoi interesin e vendit për ta rritur eksportin për Japoninë, si dhe të forcojë marrëdhëniet e biznesit në lëmin e teknologjive të informacionit, automatizimit, inxhinierinë mekanike, prodhimit të pjesëve të ndërrimit dhe të ndërtimit. Kryeministri bullgar përshëndeti iniciativën e shpallur nga Tokioja për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva, nënvizoi se hyrja në fuqi e marrëveshjeve mes BE-së dhe Japonisë për partneritet strategjik dhe ekonomik do të ketë ndikim të favorshëm suplementar mbi bashkëpunimin bullgaro japonez.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..