Kur njeriu transmeton dashuri dhe jeton në harmoni, nuk i mjafton që t’ua japë dashurinë e tij vetëm njerëzve, por rrethon me të edhe botën rreth vetes së vet. Sillvija Stojçeva, vullnetare në fushatën për shpëtimin e kafshëve të egra, shikon kuptim në kujdesin për kafshët e pambrojtura, të cilët kanë rënë në ndonjë nga “kurthet” e qytetit të madh. Ajo e ka realizuar ëndrrën e saj që të mund të ketë sukses në profesion, në botën e modës dhe të mediave. Përpara disa viteve ikën nga “arena e kotësisë”, që t’i përkushtohet një fantazie të saj rinore-të mund të ketë një lokal të vetë artistik, ku të mund të mbledhë shokë e miq, si dhe bashkëmendimtarë të tjerë. Ajo pohon se “Kur ti e shpëton një kafshë, nuk ndalon deri këtu, por do që të ndihmosh të dytën, të tretën....”
“Detyra jonë është të duam, të shpërndajmë dashurinë tonë dhe të mospresim asgjë në këmbim. Për mua kjo përmbahet në faktin të ndihmosh, të japësh dhe të tregohesh si empatik. Ndaj kafshëve duhet të sillemi si me anëtarë të shoqërisë sonë. Çdo kafshë në planet e ka rolin e vet, edhe ato të cilët ne nuk i pëlqejmë. Këto janë gjëra të rëndësishme për të cilat shumë rrallë mendohemi. Njerëzit nga klinika për shërimin e kafshëve të egra, janë disa nga miqtë e mi më të dashur. Përmes tyre shikoj sesa shumë janë kafshët, të cilët vuajnëpër shkak të pakujdesisë së njerëzve. Shumë shpesh ne me lehtësi u shkatërrojmë shtëpitë e tyre dhe me këtë ne i dënojmë me vdekje. Pacientët më të shpeshtë janë ketrat e vegjël, të cilët kanë rënë nga degët e prera të pemëve.”
Zakonisht njeriu nuk mendohet sesa të rrezikshme mund të jenë pengesat dhe barrierat prej plastiku, të cilët i çoroditin kafshët. Ne i vendosim kudo, sikurse kafshët fare nuk ekzistojnë. Si pasojë e egoizmit tonë shpendët përplasen në dritaret - pasqyrë të godinave të mëdha dhe vdesin. Sillvija është kategorike se kërcënimi më i madh për kafshët në qytet janë automobilat:
"Më ka rastisur të shpëtoj pëllumb i shtyrë nga makina. Ai kishte pësuar aksident dhe nga frika hyri në dyqanin e afërt. Unë e mbylla derën dhe u luta njerëzve të mos kenë frikë, por ta kapin shpendin dhe ta venë në një kuti. Më panë pak çuditshëm, por e realizuan lutjen time. Pas kësaj e dërgova në klinikën veterinare. Në këtë mënyrë filloi miqësia ime me vullnetarët, të cilët u ndihmojnë kafshëve që janë në vuajtje. Shpëtuam dhe një lakuriq nate, i cili gjatë ditës në një mënyrë shumë të çuditshme varej në një rrjet në Sofje. Mundohem që të jem e dobishme dhe përmes organizimit të fushatave bamirëse. Dua që të mësoj dhe fëmijët, të cilët në mënyrë fare të natyrshme të jenë më tepër të emocionuar nga fati i ndonjë kafshe të shpëtuar, të mos të jenë egoistë, por të kujdesen për botën e cila na rrethon. Në qoftë se kjo ide parashtrohet në shkollë,ata do të bëhen më të përgjegjshëm për të ardhmen e vet si të moshuar.”
Shpesh Sillvijës i rastis të dëgjojë akuza se është një humbje kohe të kujdesesh për kafshët pa shtëpi, kur ka kaq shumë fëmijë dhe njerëz të moshuar që jetojnë në mangësi. Këtij argumenti ajo i përgjigjet me fjalët e shkrimtarit të madh dhe humanist Alphonse de Lamartine: “Unë nuk kam dy zemra, me njërën të dua njerëzit, kurse me tjetrën kafshët”.
“Në qoftë se je njeri i cili do, ti do të gjithë botën. Prandaj marr pjesë në shumë fushata bamirëse, të drejtuara krejtësisht ndaj fëmijëve. Përpara ca kohe mblodhëm para për pajisjen e banesave për jetimët. Me fotografen Vili Kajmakova-Nozharova organizuam ekspozita dhe ankande në fushatën bamirëse “Të lemë gjurmë”. Me paratë e grumbulluara gjatë viteve tanimë është blerë një ambulancë pediatrie, e cila i është dhënë spitalit “Pirogov” gjatë vitit 2018. Tek ne nuk kishte asnjë ambulancë të specializuar për transportimin e bebeve në inkubator si dhe të fëmijëve të vegjël. Donim që të ndihmojmë në rast se bie nevoja për shpëtimin e jetës së njerëzve më të vegjël”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..