Nuk ka rritje të sfondit gama të rrezatimit përgjatë bregdetit verior të Detit të Zi. Këtë e vendosi një kontrollim i laboratorit të lëvizshëm të Centralit Atomik Elektrik “Kozoluduj”. Matja u realizua në të gjitha vendbanimet përgjatë bregdetit verior të Detit të Zi që nga Shablla deri te Varna. “Rrezatimi gama në bregdetin verior është nga 0.5 deri në 0.15 mikrosivert në orë, gjë që është karakteristike për sfondin natyror të vendit”, tha Aleksandër Rupçanski, specialist i matjes së rrezatimit pranë Centralit Atomik Elektrik “Kozoluduj”. Matja e rrezatimit u realizua në lidhje me incidentin në sheshin e raketave afër qytetit Severodvinsk të Rusisë më 8 gusht, kur si rezultat i plasjes vdiqën njerëz, ndërsa niveli i rrezatimit në këtë qytet rus u rrit disa herë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..