Me shumë veprimtari sportive ditën e diele më 25 gusht, në malin Vitosha në afërsi të Sofjes do të shënohet përvjetori i 124-të nga Lëvizja e organizuar Turistike në Bullgari. Në fund të gushtit të vitit 1895 shkrimtari Aleko Konstantinov, bashkë me 300 entuziastë, ngjitet në majën më të lartë të malit Vitosha – Çerni Vrëh. Konsiderohet se kjo ishte ecja e parë e organizuar masive malore në vend. Të dielën më 25 gusht në orën 7 nga rajoni Zllatnite Mosove dhe në orën 8 nga fshati Zeheleznica fillojnë dy ngjitje të majës Çerni Vrëh. Në orën 9 starton vrapimi tradicional malor “VitoshaRën” nga qendra e kryeqytetit deri në majën Çerni Vrëh. Shaban Mustafa, njeri nga vrapuesit më të mirë malor, do të provojë të kalojë distancën nga qendra e Sofjes deri në majën Çerni Vrëh për më pak se 1.36:45 orë. Parashikohet, që në orën 12 fiks të fillojë programi i pasur festiv organizuar në majë.
Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..
Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..