Në pushimoren Banjo Minerale të Stara Zagorës hapet edicioni i 14-të i Tubimit kombëtar folklorik trak “Shputa e Hyjlindëses”. Ai mban emrin e zonës “Shputa e Hyjlindëses” e cila konsiderohet një vend i shenjtë plotë energji. Sipas legjendës aty zbriti Hyjlindësja për të shpëtuar një të krishteri të persekutuar, ndërsa shputa e saj la gjurmë në një shkëmb dhe formoi një govatë gurore e cila gjithnjë është plotë me ujë nuk thahet kurrë. Shumë njerëz vijnë këtu me shpresën të shërohen.
Qëllimi i festivalit, i cili sivjet mbahet më 24 dhe 25 gusht, është të ruhen traditat folklorike dhe zakonet popullore jo vetëm në trevat trake, por edhe në mbarë Bullgarinë. Në programin e konkursit marrin pjesë ansamble të instrumentistëve dhe të vallëzimit, kore popullore. Vizituesit mund të shikojnë shfaqjen “Oborri i fshatit” kushtuar mënyrës së jetesës dhe kulturës tradicionale të bullgarëve dhe të blejnë suvenire nga ekspozita Pazar “Rruga e zanateve”.Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...
Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja..
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve. Pasi regjistron meloditë e dëgjuara, ai i kushton një vëllim të tërë Bullgarisë në serinë e tij..