Gjysma e punëdhënësve në Bullgari mendojnë se shumica e nëpunësve të tyre kanë njohuri shumë të mira digjitale. Pothuajse 20 është përqindja e menaxherëve, sipas të cilëve të gjithë të punësuarit kanë dituri shumë të mira digjitale. Vetëm 3% prej tyre kanë shënuar se kanë kuadro pa kulturë digjitale. Këtë e tregon një studim i Dhomës Tregtare-Industriale Bullgare, i zhvilluar ndër biznesin dhe qytetarët për qëndrimin e tyre ndaj digjitalizimit. Digjitalizimi në marrëdhëniet e biznesit gjithashtu është përparuar. Rreth 60% prej pjesëmarrësve në studim tregojnë se gjatë të gjitha veprimtarive ata këmbejnë me partnerët e tyre informacion në mënyrë digjitale, 35% e përdorin këmbimin digjital me kontragjentët në disa prej veprimtarive të tyre.
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..
Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..