Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë gjatë korrikut 2019 janë 779.5 mijë, ose me 7.2% mbi ato të regjistruara gjatë korrikut 2018. Rritje e udhëtimeve në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është konstatuar në drejtim të: Mbretërisë së Bashkuar me 11.4%, Rumanisë - me 11.2%, Turqisë - me 8.4%, Gjermanisë - me 8.1%, Greqisë - me 6.9%, Maqedonisë së Veriut - me 4.8%, Spanjës - me 4.5%, Austrisë - me 3.8%, etj., bëri të ditur Instituti Kombëtar i statistikave. Gjatë korrikut të vitit 2019 vizitat e të huajve në Bullgari janë 2 083 100, ose me 3.2% në krahasim me korrikun e vitit 2018. Më shumë kanë qenë turistët nga Rumania, Turqia, Gjermania, Greqia, Ukraina, Federata Ruse, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Republika e Çekisë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..