Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlerësime kontradiktore të kryeqytetasve për Sofjen dhe për kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova

Pamje nga Sofja
Foto: arkiv

Të dhënat e “Gallup International” prej një sondazhi ndër popullsinë e moshës mbi 18 vjeçe të Bashkisë së Sofjes për tema aktuale sociale dhe politike tregojnë se 46% e të intervistuarve mendojnë se Sofja zhvillohet më tepër keq, ose shumë keq gjatë disa viteve të fundit. 18 % janë të mendimit se Sofja zhvillohet më tepër mirë, ose shumë mirë. Pak mbi 1/3 janë të mendimit se kryeqyteti lëvizet me tempe mesatare të zhvillimit. Përparësitë më të mëdha të Sofjes sipas të anketuarve janë sipërfaqet e gjelbra (22%), transporti (15%), mundësitë për realizim (13%) dhe urbanizimi në përgjithësi (10%).Ndër përgjigjet e tjera të të anketuarve janë qasja te ngjarjet kulturore, infrastruktura etj.  Problemet më të mëdha të Sofjes sipas kryeqytetasve të intervistuar janë çështjet e pazgjidhura të infrastrukturës së qytetit (13%), ndërtimi i tepërt (12%) dhe ndotja e ajrit (10%). Gjysma e të intervistuarve pohojnë se janë të kënaqur për punën e Jordanka Fandëkovës si kryetare e Bashkisë së Sofjes, 37% nuk janë të kënaqur, ndërsa 13% nuk mund të japin vlerësim.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15% brenda një viti

Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..

botuar më 25-06-28 2.10.MD

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD