Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Foto: Bashkia Tvërdica

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA.

Festa është gjithashtu një rast për të tërhequr sërish vëmendjen ndaj kishës unike “Shën Joan Rillski”, që ka mbetur nga fshati i zhytur Zapalnja, i cili u përmbyt nga ujërat e digës në vitin 1965.

Në skenën pranë "Kishës së zhytur" do të ngjiten grupe të njohura rock nga Bullgaria, përfshirë B.T.R., "Kanela" dhe "Fandango".

Lexoni më shumë:

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia Tvërdica


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 shtatorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 13°C. Në Sofje, mëngjesi do të jetë rreth 6°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, por pasdite, në skajet verilindore të vendit, vranësira..

botuar më 25-09-29 7.35.MD
Kryekomisari Ljubomir Nikollov

Mbi 43 000 euro u gjetën tek nëpunësit që kërkuan ryshfet nga shoferët e pajisjeve të Robbie Williams

Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje për mega-shoun e Robbie Williams, janë pushuar nga puna, janë sjellë në përgjegjësi penale dhe janë..

botuar më 25-09-29 5.01.MD

Bullgaria prezantoi potencialin e saj turistik në ekspozitën më të madhe në Japoni

Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga 25 deri më 28 shtator 2025 në sallën e ekspozitave Aichi Sky Expo në Nagoya, Prefektura Aichi,..

botuar më 25-09-29 4.07.MD