Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Persona publikë bashkohen në një fushatë kundër përdorimit të produkteve plastike

A janë mbeturinat e shoqërisë sonë moderne shenja më e rëndësishme që do të mbetet në të ardhmen? A mund të ndalojmë asgjësimin e oqeaneve, të kafshëve dhe të vetë neve?

Disa persona publikë janë duke kërkuar përgjigjen e shumë çështjeve të tilla aktuale të bashkuar rreth kauzës “Artistët kundër plastmasës” në të ashtuquajturat “të hënat sociale”. Duke krahasuar pikëpamje të ndryshme, ky tribun i lirë do të përpiqet jo vetëm të shtrojë probleme të rëndësishme shoqërore, por edhe të propozojë vendime – për shembull për ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimshme në lokale.

Klubi “Majmunarnika”, i cili e përkrah kauzën në fjalë, është pionier në ndërrimin e të gjitha gotave, pirunëve, lugëve, pipëzave plastike me të tilla që do të mund të riciklohen, ose të biodegradohen, thotë aktorja Lili Geleva. Ideja është që gjithnjë e më shumë restorante dhe klube të ecin drejt “zero waste” – një filozofi jetike, sipas së cilës njeriu nuk lë mbeturina në jetë.

“Është me rëndësi të kuptojmë se madje përpjekja më e vogël ka rëndësi. – thotë Lili Geleva. – Duke bërë pazar për shembull, ne votojmë për botën, në të cilën duam të jetojmë. Ka rëndësi se çfarë do të kërkojmë në dyqane, nëse do të themi “nuk dua pipëz”. Kështu qe le të jemi më të përgjegjshëm në jetën tonë. Vetë unë bëj disa përpjekje – përpiqem ta përdorë transportin publik, ose të ecë me këmbë, bëj përpjekje gjithashtu për të mos i përdorë produktet njëpërdorimshme, mbaj me vete një shishe, një gotë, një qese prej stofi, blej rroba të dorës së dytë, kur të jem në dyqan së pari mendoj nëse në të vërtetë kam nevojë për sendin e radhës, ricikloj, i hedh mbeturinat të ndara, nuk blej sasi të mëdha ushqimesh, që të mos i hedh pas kësaj. Mendoj gjithashtu se duhet të konsumojmë më pak ushqim kafshor, sepse prodhimi i tij kërkon një resurs të madh natyror.”

Ka nevojë për më shumë përgjegjësi – të mos e përdorim automatikisht lugën e vogël për kafen, qasen në dyqan etj. – këto janë gjëra të thjeshta, por ato mund ta ndryshojnë botën. “Po të mendosh paraprakisht se luga plastike do të mbetet pas teje, pasi vdes, dhe do të mbetet në tokë shumë kohë pas kësaj, kjo të tremb. Prandaj është me rëndësi të lëmë pas nesh shenja të tjera dhe jo plastmasë dhe mbeturina të tjera të shëmtuara”, thotë gjithashtu aktorja. Interesi i saj ndaj kauzave ekologjike dhe mënyrës ekologjike të jetesës është shkaktuar nga filmat dokumentarë, të cilët i ka parë që si fëmijë.

“Kuptova se rehati im dhe ushqimi im në pjatë nuk janë kaq të rëndësishme, me rëndësi është bota në të cilën jetoj – tha gjithashtu aktorja. – Ne e pranojmë botën në mënyrë globale, sikurse duhet të shpëtojmë ndonjë balenë, ose ndonjë kënd të botës, i cili është në skajin tjetër të planetit. Në fakt duhet të shpëtojmë vetveten, sepse ai, planeti, mund të ekzistojë edhe pa ne.”


Që të provokojë ndjeshmërinë e çdo një njeriu dhe ai të angazhohet personalisht me ruajtjen e natyrës Lili Geleva ka kënduar një këngë me pjesëmarrjen e shumë krijuesve. Nga një fron i bërë prej mbeturinash plastike ajo na dërgon mesazhin e saj.

“Letër në Shishe” është një ode ironike, ku rrëfehet për një shishe, e cila do të jetojë më shumë nga unë dhe është më afër përjetësisë nga unë – na tregon ajo. – Kjo këngë na bën thirrje me ndjenjë humori për ët menduar për gjurmën që do të lëmë pas nesh. Projekti i madh u përkrah nga shumë artistë të mrekullueshëm. Ideja është që mesazhi të arrijë tek sa më shumë njerëz. Kjo është shumë e bukur dhe më jep një shpresë të madhe."

Foto:arkiv personal

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD