Skuadra kombëtare bullgare në kung fu që përbëhet prej 9 vetave, e drejtuar nga mjeshtri Tejmur Xhafari - president i Federatës Bullgare në Kung Fu dhe tajçi dhe zëvendës president i Federatës Ndërkombëtare në Kung Fu, mori pjesë në Kampionatin Botëror në Kung Fu në Konstancë /Rumani/. Skuadra fitoi përgjithësisht 22 medalje /7 të arta, 8 të argjendta dhe 7 të bronzta/ si dhe 7 kupa.
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..