Ka shumë muzikantë bullgarë, të cilët kanë lënë gjurmë në kulturën botërore. Mes tyre janë jo vetëm zërat tanë të njohur të operës, por dhe një sërë dirigjentësh, solistë dhe koncert-mjeshtër në disa nga orkestrat më të njohura botërore. Shkaku të ikin nga atdheu dhe të kërkojnë lumturinë e vet si dhe një realizim jashtë kufirit është e ndryshme për secilin, por me siguri, përvoja të cilën e grumbullojnë është e paçmuehsme.
Përpara 17 vjetëve, që të zgjerojë horizontin e vet, violinisti Darin Vërbanov zgjodhi Singaporin e largët. Pavarësisht se ishte shumë intensive, puna e tij aty i pëlqen, me qenë se u është përkushtuar krejtësisht nxënësve të vet të shumtë nga të gjitha moshat në Musical Art Studion e tij. Aty zhvillohen kurse në piano, violinë, violë, violonçel, flaut, teori të muzikës. Qindra janë fëmijët, të cilët kanë kaluar përmes shkollës, e cila nuk pushon së punuari tashmë 10 vjet. Ajo vazhdon të përgatisë muzikantë të rinj madje në mungesë të Darinit, i cili pas një kartë jeshile të fituar fare rastësisht, u nis për të jetuar dhe për të punuar në Shtetet e Bashkuara për rreth 3 vjet. Gjatë vitit 2016 ai u kthye në Singapor dhe vazhdoi punën e tij si pedagog në lëndën e violinës, i cili ka grumbulluar kujtime të paharrueshme nga jeta e vet në Vendin e mundësive të pakufizuara. Darini pohon, se ka zgjedhur të kthehet, sepse :
“Kuptova se ajo të cilën e kam arritur tanimë aty qe shumë më tepër nga ajo të cilën mbase do ta fitoja, duke mbetur në Shtetet e Bashkuara. Shkaku tjetër qenë problemet, të cilat ekzistonin në vend. Një prej tyre është i lidhur me pronësinë e ligjshme të armës, gjë e cila e bën situatën në vend jashtëzakonisht të tensionuar dhe të pasigurt. Përveç kësaj sistemi i tyre shëndetësor është jashtëzakonisht i ngatërruar dhe pavarësisht se është në një nivel mjaft të lartë teknologjik, është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe është pothuajse e pamundur të përdoret. Çështja racore është edhe një gjë tjetër, që nuk është tepër e këndshme. Kam rënë në situata, të lidhura me debate, të cilat janë plotësisht të kota, të shkaktuara vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.”
“Ne kemi mundësinë të arsimojmë dhe të krijojmë muzikantë profesionalë, por ky fare nuk është qëllimi i Musical Art Studio. Kuptimi i ekzistencës së një shkollë të ngjashme është t’u japë mundësi të gjithëve, të cilët duan të merren me muzikë, ta bëjnë këtë. Këta mund të jenë njerëz me profesione të ndryshme, të cilët në një ose tjetër shkallë, ekzekutojnë në një instrument të veçantë dhe e bëjnë për kënaqësi, sepse kjo i pasuron. Ish-nxënësit tanë u bënë mjekë, juristë , IT-specialistë e të tjerë.”
Të veçanta janë shkollat në Singapor, në të cilat nuk ka një orkestër simfonike. Shkolla e Darinit dallohet me këtë, se në të pedagogët janë vetëm bullgarë, të cilët e kanë fituar përvojën e vet tek ne, por që e kanë zhvilluar potencialin e vet në Shtetet e Bashkuara, Kajro dhe Singapor. Një stimul suplementar për nxënësit është Ansambli i Harqeve, i krijuar pranë shkollës, i cili u lejon vazhdimisht të avancojnë dhe të përsosin veten si dhe të paraqiten përpara publikut. Koncertet e ansamblit janë shkak dhe për takim dhe njohje me ish nxënësit e shkollës të cilët u janë përkushtuar profesioneve krejtësisht të ndryshme, por vazhdojnë të ekzekutojnë muzikë për kënaqësi.
Foto: Musical Art Studio
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..