Deri më sot janë regjistruar 33 vatra të murtajës afrikane të derrave shtëpiake. Gjatë dy javëve të fundit nuk ka asnjë vatër të regjistruar të murtajës afrikane të derrave shtëpiake. Këtë e bëri të ditur në një konferencë shtypi në Këshillin e Ministrave Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Sot qeveria miratoi livrimin e 14 mln eurove për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Me këtë shumë do të paguhen dëmshpërblimet, kompensimet dhe të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me masat për luftimin e murtajës afrikane të derrave. Mjetet livrohen nga Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve. Desisllava Taneva shtoi se këto mjete janë pjesë e shpenzimeve të parashikuara me përmasë 23 mln euro, të cilat u kërkuan nga Komisioni Evropian më 14 gusht.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..