Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 60 vjet nga fillimi i arkeologjisë nënujore në Bullgari

Gjatë muajit gusht të vitit 1959 në rajonin e kepit Kaliakra në Detin e Zi u zhvillua një ekspeditë, e cila konsiderohet si fillimi i arkeologisë nënujore në Bullgari. Me rastin e përvjetorit të 60-të të kësaj ngjarjeje Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) bisedoi me Presllav Peevin, udhëheqsin e seksionit “Gjeologji detare dhe arkeologji” në Institutin e Oqeanologjisë pranë Alademisë Bullgare të Shkencave në Varna.

Shkencëtari shënoi se në fakt ekspedita në fjalë nuk ka zbuluar gjurma të betejës mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane në vitin 1791, siç ka qenë qëllimi i saj. Sukseset e para të arkeologjisë nënujore bullgare erdhën disa muaj më vonë, kur u zbuluan artefakte interesante në rajonin e Maslen Nos. Shkenca u zhvillua me një hov të madh gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar, kur filluan studime në tërë bregdetin tonë. Gjatë këtyre studimeve u gjetën vendbanime të zhutura parahistorike, pjesë të vendbanimeve antike, lagje, mure kështjellash, anije.

Nuk janë zbuluar anije të tëra, të zhytura në akuatorinë bullgare, por në fundin e detit janë gjetur ngarkesa më të ndryshme në një thellësi nga 2 deri më 30 metra. Prapëseprapë janë gjetur disa anije antike. Më e vjetra, e cila daton që në gjysmën e dytë të shekullit të dytë, ose në fillim të shekullit të tretë të erës së re, ka transportuar peshk të përpunuar – peshk-silur, ndoshta të kapur në ndonjë prej lumenjve të mëdhenj në rajonin veriperëndimor të Detit të Zi.

Që në kohën e Aristotelit dihet se nga regjioni i Detit të Zi është eksportuar peshk për në Detin Egje. Anijet tregtare kanë transportuar drithë, verë, lëkura, metale, vaj ulliri.

Dihet se nga Pomorie është eksportuar dhe havjar për në Kostandinopojë. Lundrimi në Detin e Zi parimisht ka qenë afër bregut, por detarët në lashtësi kanë ndërmarrë edhe udhëtime më të rrezikshme, duke e kaluar detin në brendësinë e tij. Këtë e dëshmojnë anijet e fundosura midis Turqisë dhe Krimesë. Për guximin e marinarëve të lashtë flet dhe një anije e zbuluar në rajonin e Çerni Nos (Kepi i Zi) afër Bjalla, ngarkesa e së cilës ka qenë nga Afrika Verilindore.


Rrjedhat e detit nuk kanë ndryshuar shumë që nga kohërat e lashta deri më sot, por ka ndryshime të konsiderueshme në bregdet. Zhytja e vendbanimeve, të cilat kanë qenë afër bregut, nuk ka qenë rrjedhojë e kataklizmave dhe e rritjes së nivelit të Detit të Zi, por ka ndodhur gradualisht. Në fakt niveli i ujit të detit edhe sot po vazhdon të rritet me 2,8-3 milimetra në vit.

Teknologjitë bashkëkohore zgjerojnë shumë mundësitë e arkeologjisë nënujore, komentoi para BTA doc. Peev.Tashmë janë regjistruar objekte në thellësira të mëdha, përfshi këtu anijet antike prej druri. Megjithë vitet e kaluara, ato janë ruajtur mirë në saje të zonës së acidit sulforik në Detin e Zi, e cila është si një laborator i natyrshëm për konservim, sepse atje nuk ka mikroorganizma, të cilat ta hanë materien organike. Instituti i Oqeanologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Varna tashmë disponon një nënujore të vogël, e cila arrin thellësi prej 170 metrash.

Si kudo në botë, ka legjenda për thesare nënujore, por shkencëtarët janë skeptikë sa i përket kësaj teme, si dhe sa u përket historive për thesaret e piratëve. Në të vërtetë ka pasur pirateri në Detin e Zi dhe sulmet e tyre janë përshkruar shumë mirë gjatë shekullit të 17. Mirëpo, nuk ka dëshmi për beteja serioze detare në Detin e Zi dhe historitë për flamuj të zinj me kafka më tepër provokojnë të qeshura, komentoi në intervistën për BTA-në doc. Presllav Peev. Megjithatë vetë ai na paralajmëroi se një ditë Deti i Zi mund t’i befasojë shkencëtarët.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Foto: arkiv, EEF/Black Sea Map, io-bas.bg

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD