Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov vizitoi gërmimet e kodërvarrit më të madh në Gadishullin Ballkanik

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov vizitoi gërmimet arkeologjike të kodërvarrit më të madh në Gadishullin Ballkanik-rreth fshatit të qytetit Plovdiv - Manole dhe përshëndeti arkeologët për punën e tyre të shkëlqyer. Gjatë stinës së tanishme arkeologjike një ekip i Muzeut Arkeologjik Regjional në qytetin Plovdiv zbuloi aty një kullë në formë piramidale, e cila bën përshtypje me përmasat e saj. Ajo është e lartë 20 metra dhe është e ndërtuar prej gurësh dhe tullash. Kjo tani për tani është godina e vetme antike me një lartësi të tillë e  ruajtur në Evropë. Monedhat e gjetura në vend, enët prej balte si dhe elementet arkitekturore datojnë ndërtimin e kullës dhe ngritjen e kodërvarrit aty në periudhën e shekullit të 2-3 pas Krishtit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

Zëvendëspresidentja: Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..

botuar më 25-11-24 6.11.MD

Një forum në Sofje diskutoi bashkëpunimin midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë

Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, qeverisë, ekonomistë dhe figura publike. Eventi u organizua bashkërisht nga Akademia Bullgare e..

botuar më 25-11-24 4.22.MD

Sindikatat protestojnë për paga të mira në sektorin publik

Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..

botuar më 25-11-24 3.13.MD