Kroacia dhe Bullgaria do të koordinojnë së bashku prioritetet dhe punën e dy presidencave – të Këshillit të BE-së dhe të Procesit të Berlinit, të cilat dy vendet do t’i ndërmarrin që nga fillimi i vitit të ri. Për këtë u morën vesh Zëvendëskryeministrja bullgare dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministri korat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane Gordan Grlić Radman. Të dy u takuan në Helsinki, ku marrin pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm nga BE-ja. Që nga data 1 janar deri më 31 qershor 2020 Kroacia do të jetë kryetare e Këshillit të BE-së, ndërsa gjatë tërë vitit në vijim Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndërmarrin së bashku Presidencën e Procesit të Berlinit. Një pjesë prej bisedimit mes dy ministrave u mbajt në bullgarisht, sepse Gordan Grlić Radman e ka mësuar gjuhën tonë gjatë mandatit të tij si diplomat në Ambasadën e Kroacisë në periudhën 1994-1996.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..