Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga sot pranon kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë, të cilat do të zhvillohen më 27 tetor. Në zgjedhjet vendore shtetasit votojnë atje, ku kanë adresë të përhershme apo aktuale prej të paktën 6 muajsh para datës së zhvillimit të zgjedhjeve. Ky rregull është në fuqi edhe për kandidatët për poste në organet e pushtetit vendor. Në përputhje me ndryshimet më të reja në Ligjin për forcat politike, pjesëmarrësit në zgjedhje për herë të parë do të mund të marrin ndihmë financiare nga personat juridikë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..