Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se deri në fund të vitit do të nënshkruhet marrëveshja për blerjen e anijeve të reja për Forcat Detare të Bullgarisë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruhet dhe marrëveshja për blerjen e mjeteve të blinduara për Forcat Tokësore. Karakaçanovi e shpalli këtë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Akademinë Ushtarake në Sofje.
Shefi i mbrojtjes gjeneral Andrej Bocev tha se aktualisht zhvillohen konkurse për emërimin e 500 njerëzve në ushtri. Është duke u zhvilluar dhe konkursi për zgjedhjen e pilotëve për avionët luftarakë F-16 Block 70, të cilët Bullgaria i bleu kohët e fundit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..