Një grup pune pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të propozojë gjatë kësaj vjeshte ndryshime në legjislacionin e punës. Në nivelin e ekspertëve do të shqyrtohet dhe këmbëngulja e Konfederatës së Punës “Podkrepa” për kufizimin e llogaritjes totale të orarit të punës. Këtë e tha Ministri i Punës Biser Petkov në një forum në Sofje, i cili ua kushtua politikave sindikaliste për punësim të qëndrueshëm, punë të denjë dhe evitimin e pasigurisë në rritje në vendin e punës. Forumi u zhvillua më 30 dhe 31 gusht në Sofje, në kuadrin e programit të arsimit të Qendrës Evropiane të Punës EZA, me organizator sindikata “Podkrepa”.
Sipas fjalëve të ministrit, sfidat, përpara të cilave ndodhet tregu i punës në çdo shtet nga Bashkimi Evropian, janë të lidhura me gjetjen e mundësive më të mira për sigurimin e punësimit të qëndrueshëm dhe punës së denjë, që t’u shmangemi pasigurisë së punonjësve dhe kufizimit të të drejtave të tyre sociale. Sipas Biser Pertkovit parimet e parashikuara në “Shtyllën Evropiane” të të drejtave sociale duhet të kenë një rol kyç. Mes sfidave bazë përpara shoqërisë bullgare ai dalloi ndryshimet demografike, domosdoshmërinë për kalimin drejt qëndrueshmërisë së mjedisit rrethues dhe drejt ndryshimit të modeleve të prodhimit, punës dhe marrëdhënieve të punës.
Petkov komentoi dhe kërkesën e re të “Konfederatës së Punës “Podkrepa” për llogaritjen totale të orarit të punës, si opsion ligjor, i cili aplikohet në prodhimin me regjim të pandërprerë dhe në punën me ndërrime. Ai rikujtoi se gjatë muajit maj të këtij viti Ministria ka deklaruar gatishmëri të iniciojë ndryshime në Kodin e Punës, mes të cilave ka qenë dhe kjo për një llogaritje totale të orarit të punës. Por këto ndryshime nuk kanë takuar një kuptim të përgjithshëm dhe një përkrahje mes partnerëve socialë, tha akoma Ministri Petkon dhe shtoi:
“Shpresoj se tani në këtë grup pune, i cili ka një mandat më të gjatë, do të bëhen propozime të pranueshme për të dyja palat. Këtu siç vihet në dukje, punëdhënësit kanë një pozitë tjetër. Nga kjo pikëpamje kjo e cila qe bërë më herët, ishte lidhur me përsosjen e mekanizmit për llogaritjen e kohës totale të punës, përmes ndryshimeve në rregullore. Mirëpo, çështja në përgjithësi është për vendin e këtij mekanizmi dhe derisa ai është në përshtatje me ndalimin e përgjithshëm të punës jashtë orarit, që ekziston në Kod. Por a aplikohet llogaritja totale dhe në sektorë dhe veprimtari, ku nuk ekziston nevojë objektive - këto janë çështje, të cilat diskutohen në kuadrin e këtij grupi të punës dhe unë shpresoj, se do të gjejnë konsensus.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim shtetëror, vendosi Asambleja Kombëtare, njoftoi gazetarja e BNR-së Violeta Ashikova. Sipas..
Bullgaria mban vendin e 13-të në Indeksin e Pasaportave “Henley” , duke u ngjitur me 8 vende në 10 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të kompanisë konsulence për shtetësi dhe qëndrim "Henley & Partners" me seli në Londër. Indeksi..
Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit po mban konferencën e saj të 18-të vjetore në Veliko Tërnovo. Forumi më i madh vjetor i organizatës, i cili zhvillohet me moton "Të mësojmë duke luajtur. Të luajmë duke mësuar!", bashkon anëtarët e saj..
Profesioni i kuzhinierit po bëhet gjithnjë e më prestigjioz, dhe njerëzit që merren me të duhet ta duan vërtetë, sepse orët e punës janë të..
Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga..
Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit,..