Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Energjisë Atomike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) William Magwood, i cili ishte për vizitë në Bullgari me ftesë të Ministrisë së Energjetikës. Zaharieva deklaroi se në vendin tonë ka konsensus politik sa i përket domosdoshmërisë për aderimin e vendit tonë në OECD dhe shpresojmë se do të marrim ftesë për bisedime që vitin tjetër. Diplomatja jonë e parë vuri në dukje se së shpejti qeveria bullgare do të deklarojë zyrtarisht kandidaturën e vendit tonë për anëtarësim në Agjencinë e Energjetikës Atomike të OECD-së. Agjencia është një organizatë ndërkombëtare e vendeve industriale për përhapjen e diturive më ët fundit në lëmin e energjisë bërthamore.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..