“Zhvillimi i shëndetësisë bullgare duhet të kalojë në një etapë më të re dhe hapat, të cilat ndërmerr ekipi i tanishëm i Ministrisë së Shëndetësisë janë pikërisht në këtë drejtim”. Këtë e deklaroi Presidenti i Asociacionit Mjekësor Botëror prof. Leonid Eidelman në një takim me Ministrin e Shëndetësisë Kirill Ananiev. Prof. Eidelman është për vizitë në Bullgari me rastin e Kongresit të dhjetë mjekësor të Forumit Mjekësor të Evropës Juglindore. Ananiev dhe prof. Eidelman shqyrtuan problemet në sferën e shëndetësisë, me të cilat ndeshet Bullgaria dhe një sërë shtetesh të tjera, si mungesa e specialistëve mjekësorë, shpenzimet e larta për medikamente dhe financimi i pamjaftueshëm i sektorit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..