Të premten në Bullgari është ditë pushimi dhe për këtë arsye Policia Rrugore ka planifikuar operacione të ndryshme të specializuara me qëllim normalizimin e situatës në akset kryesore rrugore, në të cilat pritet se fluksi i lëvizjes do të jetë i madh. Policët do të kontrollojnë shoferët në se drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve, në se ngasim me shpejtësi më të madhe se atë të lejuar dhe në se respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Këtë e shpjegoi inspektori i përgjithshëm Ilija Georgiev nga Polocia Rrugore sa u përket tri ditëve të pushimit të lidhura me Ditën e Bashkimit të Bullgarisë (6 shtator). Ai shtoi se në të gjitha pikat e daljes nga qytetet e mëdha të enjten mbas dite do të ketë ekipe të Policisë Rrugore, të cilat do të ndihmojnë dhe kontrolliojnë trafikun.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..