Desisllava Dinçeva dhe Bogomilla (Milla Bogi) krijuan një këngë për bullgarët, të cilët nisen nëpër botë dhe për ata, të cilët i përcjellin. Qëllimi i këngës “Bashkë” është të arrijë deri tek sa më shumë nga bashkatdhetarët tanë nëpër botë, me emocionin e çastit të fundit përpara ndarjes. Autorja e tekstit, Desi, e cila është 19 vjeçe, tregoi përpara Radios Kombëtare Bullgare se kënga është njëfarë mesazhi ndaj njerëzve, të cilët nisen, që të mund të ruajnë një kujtim të mirë për çastet e lumtura të kaluara në Bullgari.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..