Përfaqësues nga 22 vende evropiane si dhe nga Turqia, Izraeli dhe Libani janë duke marrë pjesë në takimin e shtatë ndërkombëtar të garave me motor në Plovdiv, nga 4 deri më 8 shtator. Takimi synon të prezantojë Plovdivin si Kryeqytetin Evropian të Kulturës, si dhe traditat, kulturën, stilin e jetesës, kuzhinën dhe natyrën e rajonit. Vizitat në Kalanë e Asenit dhe në Manastirin e Baçkovos janë pjesë e programit kulturor, ndërsa pjesa argëtuese përfshin një festival të kuzhinës dhe birrës e një koncert rok. Më 6 shtator në ditën e Bashkimit të Bullgarisë do të mbahet një paradë moto me dritë, pas së cilës pjesëmarrësit do të bashkohen në festimet. Më 7 shtator në rrugët e Plovdivit do të zhvillohet një paradë motorike ndërkombëtare, e cila do të përfundojë me një koncert të titulluar “Folklori bullgar përmes syve të botës”.
Greqia mbyll përkohësisht rrugën për migrantët nga Afrika e Veriut Greqia ndalon për 3 muaj shqyrtimin e kërkesave për azil të migrantëve që mbërrijnë në vend nga Afrika e Veriut me varka, njoftoi EuroNews-Greqi. “Rruga drejt Greqisë po..
Qendra Kulturo-Informative “Bosilegrad”, Shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe Shoqata “Alternativa Kulturore Caribrod” dërguan përmes Ambasadës bullgare në Beograd një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë..
Jana Todorova është guidë turistike dhe mësuese. Që nga viti 2019 është anëtare e Shoqatës së Guidës Turistike në Bullgari, por si guidë punon që nga viti 2006. Ajo përdor çdo mundësi për këtë edhe sot, veçanërisht në kuadër të programit “Itinerare..
225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera..
Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të..