Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u lëviz përpara me 53 vende në ranglistën botërore. Ai tashmë zë vendin e 25 me gjithsej 1432 pika. Përparimi i Dimitrovit i detyrohet arritjes së tij deri tek gjysmëfinalet e Kampionatit të Hapur të SHBA-së në Nju Jork (US Open), ku humbi nga Daniil Medvedev (Rusi). Ju rikujtojmë se në vitin 2017 Grigor Dimitrov zuri vendin e tretë në ranglistën botërore. Këtë javë 28 vjeçari Grigor Dimitrov, i cili është nga qyteti i Haskovos (Bullgari Jugore), do të pushojë, sepse nuk ka turne të ATP-së për shkak të ndeshjeve për Kupën “Davis”.
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi..