Festivali ndërkombëtar “Ditët e muzikës së dhomës” fillon të hënën në orën 19.00 në galerinë e arteve figurative të qytetit të Gabrovos, Bullgari Qendrore. Në kuadrin e festivalit do të zhvillohen 9 koncerte, mysafirë të të cilave do të jenë ansambli i muzikës dhome “Solistët e Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov, kori i përzier akademik “Gaudeamus” (i qytetit të Plovdivit) me dirigjente Vesella Geleva, simfonieta “Vraca” nga qyteti Vraca (Bullgari Perëndimore) me dirigjent Maksim Eshkenazi. Në program janë përfshirë vepra të klasikëve muzikorë evropianë dhe bullgarë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..