Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë Sotir Cacarov deklaroi se kryetari i lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov është akuzuar për spiunim. Ai është liruar nga paraburgimi pasi ka paguar garanci prej 25 000 euro. Janë zhvilluar 11 kontrolle gjatë së cilave janë sekuestruar celularë dhe dokumente, ndër të cilat një raport i Malinovit për riorientimin gjeostrategjik të Bullgarisë ndaj Rusisë. Është zbuluar një skemë për larjen e parave të pista nga ana e organizatave joqeveritare ruse.
Në kuadrin e të njëjtit hetimi Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e ka ndalur Leonid Reshetnikovin (ish-drejtori i Institutit Rus për Studime Strategjike) të hyjë në territorin e Bullgarisë për një periudhë 10-vjeçare. Presidenti Rumen radev komentoi se akuza për spiunim është tepër e rëndë dhe tani pritet se Prokuroria do të prezantojë prova dhe fakte të padiskutueshme.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..