Sipas prodhuesve bujqësorë 80% prej frutave dhe perimeve në tregun bullgar vijnë nga jashtë. Domatet, specat dhe kastravecët janë prodhuar kryesisht në Turqi, Greqi, Poloni dhe Maqedoni. Vetëm për 5 muajit e parë të viti 2019 janë importuar 141 600 tonë perime të freskëta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë. Pavarësisht se importuesit paguajnë taksa doganore domatet e tyre janë më të lira në krahasim me ato bullgare, sepse prodhuesit agrarë në vendet përkatëse eksportuese nga vijnë ato marrin subvencionime më të larta. 18% është rritja vjetore e importit të domateve për 5 vitet e fundit, tregon analiza e Qendrës së Studimeve Ekonomike në Bujqësi. Për të njëjtën periudhë 14% është rritja e importit të specave, dhe 10% - ajo e kastravecëve.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..