Para më shumë se një viti Parlamenti Evropian ndryshoi rregullat për kompanitë e Evropës Lindore, të cilat dërgojnë me shërbim punëtorët e tyre në vendet e Evropës Perëndimore. Arsyet për këtë ndryshim u bënë standardi i dyfishtë në pagimin e punës në dëm të punëtorëve dhe ulja artificiale e kostos së punës në shtetin-mikpritës. Sipas rregullave të reja kur punëdhënësit dërgojnë nëpunësit e tyre në ndonjë shtet tjetër evropian, ata duhet t’i sigurojnë të ardhura të barabarta me ato për punën analogjike në vendin mikpritës.
Përveç kësaj shpenzimet për udhëtim dhe akomodim duhet të jenë në llogari të punëdhënësit, i cili është detyruar të sigurojë gjithashtu kushte të përshtatshme për akomodim në përputhje me legjislacionin përkatës kombëtar. Periudha, në të cilën punëtorët mund të punojnë sipas këtyre kushteve është 12 muaj dhe ky afat mund të zgjatet me akoma 6 muaj. Pastaj punëtori mund të mbetet në vendin mikpritës, por vetëm sipas kushtet e legjislacionit vendor.
Për të ndihmuar implementimin e rregullave të reja ishte krijuar platforma “WATCHDOG” „për kontroll dhe monitorim të proceseve të lidhura me dërgimin me shërbim të punëtorëve në territorin e Bashkimit Evropian”. Sipas kryetarit të komisionit për punën dhe politikën sociale dhe demografike pranë Kuvendit Popullor Hasan Ademov është me rëndësi të madhe “që niveli i pagimit të punës në kuadrin e BE-së t’i përgjigjet kualifikimit dhe arsimit të domosdoshëm për punën përkatëse”.
“Në se të gjitha palat e interesuara si Inspektorati i Përgjithshëm i Punës, institucionet shtetërore dhe sindikatat krijojnë mekanizma të sigurta dhe legale për kontroll, kjo do të thotë se të drejtat e punëtorëve të dërguar me shërbim do të jenë të garantuara. Nga kjo pikëpamje platforma në fjalë është një hap i madh në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi”.
Për krijimin e platformës kanë bashkëpunuar Konfederata e Punës “Podkrepa”, nëntë shtete-anëtare të BE-së, partnerë socialë dhe institucione shkencore nga Danimarka, Qiproja, Letonia, Rumania, Çekia, Sllovakia, Spanja, Italia, Bullgaria.
Aktualisht platforma ndodhet në sajtet e organizatave që kanë bashkëpunuar në partneritet, duke përfshiri Konfederatën e Punës “Podkrepa” dhe do t’i ofrohet për përdorim falas Inspektoratit të Përgjithshëm të Punës. Është krijuar dhe një faqe në internet, e cila do të ndihmojë komunikimin me njerëzit.
“Kjo është një platformë e hapur, e cila nuk ka mekanizma rënduese për identifikim gjatë përdorimit të saj. – shpjegoi drejtuesi i projektit nga ana e Konfederatës së Punës “Podkrepa” Todor Kaçkov – Tashmë ka akses të lirë në të dhe qëllimi ynë është që gjithnjë e më shumë njerëz të kuptojnë për ekzistencën e saj. Aktualisht ajo është vetëm në gjuhën angleze, por ne jemi angazhuar me përkthimin e saj në bullgarisht, çekisht, sllovakisht, letonisht dhe në gjuhët e tjera të vendeve-partnere. Procesi i shtimit të gjuhëve në të ndoshta do të vazhdojë një vit për shkak të vëllimit të madh të informacionit. Qëllimi është që në se punëtori ka ndonjë problem, të kërkojë konsultim dhe ndihmë. Me Inspektoratin e Përgjithshëm të Punës po hartojmë marrëveshje kornizë për bashkëpunim, në të cilën po kërkojmë mekanizma për reagim të shpejtë nga ana e Inspektoratit. Pavarësisht se në qendrën e vëmendjes të kësaj platforme janë punëtorët e dërguar me shërbim, atë mund ta përdorin dhe të gjithë shtetasit bullgarë, të cilët punojnë në territorin e Bashkimit Evropian. Ka nevojë për mbështetje më të madhe për punëtorin bullgar, i cili punon jashtë vendit, ai duhet të dijë se shteti bullgar dhe organizatat e sindikatave do të mbrojnë të drejtat e tij”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket!..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera -..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..