Vaji bullgar i trëndafilit dhe sot është mes vajrave eterik më të kërkuara dhe me një cilësi më të lartë nëpër të gjithë botën. Dallohet me aromën e vet me një afat më të zgjatur dhe me vetitë shëruese, prandaj esenca prej trëndafilit vajdhënës bullgar është në themel të një game të gjerë të produkteve kozmetike dhe mjekësore. Një nga distileritë më të vjetra në Bullgari gjendet në qytetin Strellça. Ajo ndodhet në të dalë nga qyteti, në rrugë drejt qytetit Koprivshtica, dhe është ndërtuar në këtë vend në vitet pas Çlirimit të vendit tonë nga sundimi turk. Në këtë mënyrë lulet e trëndafilit, të marra nga toka e Strellçës, tanimë afro një shekull e gjysmë grumbullohen dhe përpunohen në distilerinë e vjetër të qytetit. Banuesit vendas thonë se distileria e tyre është e dyta më e vjetër në rajonin e prodhimit të trëndafilave në Bullgari. Gjatë viteve të fundit pajisjet janë modernizuar dhe investuesi ka arritur një cikël të mbyllur - nga prodhimi i vajrave eterike, deri në futjen e tyre në një seri produktesh kozmetike, të cilat shpërndahen në tregun tek ne dhe jashtë shtetit.
Në qytetin Strellça rritja e trëndafilit vajdhënës është një pjesë nga tradita familjare. Këtu çdo një familje rrit nga 1 deri më 3 akra trëndafila vajdhënëse, prandaj dhe vaji i prodhuar prej tyre trashëgohet brez pas brezi si një relikt i vlefshëm. “Trëndafilat në Strellça në fakt vijnë nga qyteti i afërt Koprivshtica dhe kështu në sajë të klimës së përshtatshme është vënë fillimi i prodhimit masiv të trëndafilave” - tregon Nadja Romankova, e cila kryen detyrën e drejtoreshës së Muzeut Historik në qytetin Strellça.
“Fill pas Çlirimit trëndafili vajdhënës transportohet nga qyteti Klisura drejt Koprivshticës. Por qyteti Koprivshtica është i vendosur mjaft më lartë në mal. Banuesit vendas mbjellin kopshte me trëndafila, por del se kjo kulturë nuk mund të rritet në një klimë të tillë të lartë malore. Prandaj ata i çrrënjosin të gjitha të mbjellat e veta prej trëndafili dhe bashkë me kazanët për distileri i shesin në Strellça. Disa familje mbjellin kopshtet e para prej trëndafilave. Bëhet e qartë se për shkak të klimës së favorshme trëndafili rritet shumë mirë në rajon. Fillon një zhvillim i shpejtë i prodhimit të trëndafilit akoma gjatë viteve 20 të shekullit të 20. Ka pasur rreth 300 hektarë të plantacioneve me trëndafila, të rritura në bazë të parimit familjar. Në fillim banuesit e krahinës mundohen të distilojnë vajin e trëndafilit nëpër shtëpitë e tyre, kanë bërë dhe kazanë për këtë, por me qenë se është i nevojshëm shumë ujë për zierjen e lules së trëndafilit, por dhe vend ku të derdhet materiali mbeturinor, njerëzit mblidhen dhe vendosin bashkë të krijojnë një distileri. Vendi është përcaktuar të jetë afër lumit. Montohen disa kazanë dhe aty fillon distilimi i lules së trëndafilit. Me datë të sotme tanimë ka rreth 6 mijë akra të mbjella me trëndafila, të rritura mbi parimin familjar. Prandaj çdo vit gjatë muajit maj, kur është mbledhja e trëndafilit, në të gjithë qytetin euforia është shumë e madhe. Festa e trëndafilit organizohet që nga viti 1996 në qytetin Strellça. Zgjedhim vajzën më të bukur, e cila të mbajë titullin “Mbretëresha Trëndafil”, por njëkohësisht me këtë çdo vit organizojmë dhe një spektakël të quajtur “Mbledhja e trëndafilit”. Në ditën e festës që të gjithë miqtë mund të vizitojnë distilerinë, dhe po kështu dhe kopshtin e trëndafilit ku amatorë në veshje tradicionale rikrijojnë traditën popullore dhe e zbukurojnë çdo një mik të ardhur me një lule prej trëndafili”.
“Të mbjellat prej trëndafili të familjes sonë janë në një moshë mbi 60 vjet, transmetohen brez pas brezi. Por kam frikë se pas nesh nuk do të ketë se kush të kujdeset për ta, sepse fëmijët tanë punojnë në qytetet e mëdha dhe kthehen shumë rrallë” – tregon Ivanka Ivanova – punonjëse në Distilerinë e Vjetër:
“Një nga distileritë më të vjetra vepruese është kjo e jona. Mbi portë ka një parullë në të cilën thuhet “Respektimi i regjimit teknologjik-një garanci për vajra eterike të cilësisë së parë”. Një kilogram vaj trëndafili nxirret prej 3 tonëve e gjysmë lule trëndafili. Godina e distilerisë së vjetër është ndërtuar kështu që më lartë për nga rruga të dorëzohen thasët me lulen e trëndafilit, të cilat lëshohen nëpër brazda të veçanta poshtë drejt kazanëve. Puna është e shumtë, por për një fitim të mirë tanimë nuk mund të mendohet. Gjatë viteve të fundit shesim sasi të vogla, por dhe çmimi ulet. Pavarësisht nga kjo në çdo kohë të vitit vijnë gjithnjë e më shumë turistë, që të shikojnë nga brenda një distileri nga koha e sotme”.
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..