Gjatë një operacioni të MPB-së dhe prokurorisë u shpartallua një grup kriminal për trafikim ilegal organesh për transplantim. Që nga fillimi i vitit grupi ka organizuar pesë transplantime ilegale veshkash të shtetasve bullgar në Turqinë fqinje. Organizatorët kanë vendosur kontakt mes recipientëve dhe donatorëve. Çdo një donator ka marrë nga 5000 deri në 7000 euro. Zakonisht këta kanë qenë përfaqësues të minoriteteve, që kanë borxhe. Të sëmurët, të cilët kanë kërkuar një veshkë të re, kanë paguar rreth 50 000 – 100 000 euro. Në fakt vetëm 25 000 euro prej këtyre mjeteve janë përdorur për vetë operacionin. Gjatë aksionit organizatorët bashkë me një donator dhe një recipient janë kapur në një veturë në Pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë.
Aktualisht nevojtarët në Bullgari për transplantim veshkash janë 1028. Këtë vit janë bërë vetëm 22 transplantime veshkësh. Vetëm 8 prej tyre janë nga një donator i gjallë. Ndërsa 14 të tjerat janë siguruar prej kufomash, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar.Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..