Më 16 dhe 17 shtator në rezidencën “Evksiongrad” afër qytetit bregdetar Varna do të zhvillohet seanca e XVII-të e komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik. Në rendin e ditës janë çështje të lidhura me turizmin, energjetikën, tregtinë, investimet, mjedisin, transportin, bujqësinë. Krahas mbledhjes së komisionit është organizuar dhe një forum ekonomik me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit të të dyja vendeve.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..