Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë të njëjta, sesa të ndryshme: Sofja u gdhi me 30 kuti elektrike me elemente folklorike

30 kuti elektrike në qendër të Sofjes u gdhinë në ngjyra dhe forma. Ato janë pjesë nga projekti “Art4Diplomacy”, i cili bashkon krijime të artit nga Bullgaria dhe nga 30 shtete me misione diplomatike në vendin tonë. Ideja është e piktores së talentuar Petja Ilieva, e cila është e njohur nëpër të gjithë botën me pikturat e veta me qëndisje bullgare dhe elemente folklorike.

“Janë përfshirë shtete nga të gjitha kontinentet , kurse qëllimet janë t’u tregojmë njerëzve se popujt janë shumë më të njëjtë, sesa të ndryshëm” – sqaron  Petja Ilieva. “Që të gjithë njerëzit nëpër botë kanë shumë më tepër tipare të përafërta, sesa ndryshime në plan historik dhe kulturor. Pavarësisht nëse në Afrikë, Azi ose Amerikë mund të shikojmë të njëjtat motive. Jo pak e rëndësishme është që t’u ofrojmë pak gëzim njerëzve në një mjedis qytetar dhe kur shëtisin nëpër rrugë të shikojnë jo thjeshtë kuti metalike në ngjyra të errëta dhe me mbishkrime të shëmtuara, por ato të jenë të veshura në diçka të këndshme, të sjellin një shije estetike. Mbi çdo një kolazh është shënuar emri i shtetit, që të mund t’i provokojnë njerëzit të interesohen prej kulturave të tjera, të lexojnë, të shikojnë përreth.

Piktorja krijon veprat e saj me elemente folklorike, motive nga arti i qëndisjes, nga kostumi kombëtar, nga qilimat bullgarë me të cilët jemi të njohur. Gjatë vitit 2012 e prezantoi vendin tonë në Andorrë në takimin e UNESCO-s “Energjia e qëndrueshme”.

“Mendoj se energjia e vetme më e fortë dhe rezistuese, të cilën e ka ruajtur populli tonë, përmbahet në tekstilin folklorik. Njerëzit nga vendet e ndryshme parapëlqejnë ngjyra, forma, simbole të ndryshme. Kjo është një pjesë nga jeta, nga e përditshmja, puna dhe festat e popullit. Ne jemi shumë të pasur me 7 krahinat tona folklorike dhe çdo një nga pikturat e mia rikrijon diçka konkrete për krahinën përkatëse në bazë të një mënyre dëfryese, interesante, të afërt për njerëzit . Kështu lindi dhe ideja një ditë të mund të tregoj se me çfarë i ngjajnë njëri-tjetrit folklori ynë dhe ai i huaj” – i kujtohet Petja Ilieva.

Në projekt me kënaqësi të madhe morën pjesë 30 nga ambasadat në Bullgari, duke i ofruar piktores motive nga trashëgimia kulturore e shtetit të vet, por ajo i ka gërshetuar ato me motive folklorike bullgare:

Në çdo një kolazh kam vënë piktura të mia, të cilat rikrijojnë diçka shumë të përafërt. Më vështirësoi fakti  se duhej të zgjedh fotografi të kostumeve popullore ose të një pjese nga qilimat, të cilat i kam pikturuar, prandaj gjysma tjetër janë thjesht fotografi, por ato po kështu janë autentike dhe janë bërë prej meje në vende interesante-tregon për disa nga vështirësitë gjatë realizimit Petja Ilieva dhe tregon një element interesant, të përbashkët për folkloret e ndryshme:

E ashtuquajtura “kanatica” me të cilën jemi shumë krenarë dhe e cila takohet në të gjitha qëndisjet bullgare, modele të endjes dhe modele nga qilimat. Në fakt është një simbol i lashtë në më shumë se 7 mijë vjet histori dhe takohet në pothuajse të gjithë botën - thotë Petja Ilieva. Është interesante se, kudo kjo do të thotë “krahë”, të cilët e ndihmojnë njeriun me sukses të fluturojë përmes jetës. Për pothuajse të gjithë njerëzit ky simbol sjell fat dhe sukses. Në ngjyrat kemi koincidenca me të gjithë për shkak se motivet bullgare përmbajnë të gjitha ngjyrat e bukura dhe të spikatura.

Pikturat me qëndisje bullgare dhe elemente folklorike të Petja Ilievës e kanë prezantuar Bullgarinë  në mbi 15 shtete në 6 kontinentet, mes të cilave dhe Antarktida. Presidenti i Francës Emanuell Makron po kështu pronëson piktura të piktores bullgare. Kurse nga madhështia dhe bukuria e krahinave folklorike të Bullgarisë, të treguara në ekspozitën në urën përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës, liderët evropian  të cilët erdhën Sofje gjatë majit të vitit 2018, mbetën me përshtypje shumë të forta.

Nga data 17 deri më 27 shtator, fotografi të 30 pikturave të Petja Ilievës do të ekspozohen  dhe në galerinë “Sredec” në godinën e Ministrisë së kulturës.

Foto:arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD