Bletarë nga Rumania, Bullgaria, Turqia, Ukraina dhe Moldavia kërkojnë mundësi për zgjerimin e tregut për prodhimin e tyre në Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve të Bletarisë në qytetin tonë bregdetar Varna. Qëllimi është krijimi i një rrjeti të përbashkët të prodhuesve, në të cilin ata do të shkëmbejnë informacion dhe përvojë në fushën e bletarisë biologjike dhe teknologjive. Vetëm kështu bletarët nga pesë shtetet do të mund së bashku të dalin në treg jo vetëm në regjion, por dhe jashtë tij. Ata kuptojnë se veç e veç nuk mund të sigurojnë sasi të mjaftueshme për eksport. Projekti “Rritja e tregtisë dhe modernizimi i bletarisë dhe i sektorëve të lidhura me të në rajonin e Detit të Zi” është financuar nga programi i quajtur “Deti i Zi 2014-2020”.
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet të hyjë në fuqi më 13 dhjetor 2026. Kohëzgjatja e planifikuar e kontratave është 12 vjet, ndërsa..
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për Ukrainën, në kontekstin e luftës që vazhdon...
Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..