Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitjet nëpër gjurmët e personaliteteve të njohur zbulojnë detaje të panjohura nga historia e Sofjes

Në historinë e vet mijëvjeçare, kryeqyteti bullgar ka kaluar përmes sprovave dhe peripecive të shumta, por ka mundur të ruajë trashëgiminë e vet të pasur historike nga epokat e ndryshme të ekzistencës së vet. Në ditët tona Sofja po vazhdon të befasojë bile kryeqytetasit me peizazhin e vet të pasur arkitekturor. Kjo i provokoi dy të rinj që të organizojnë vizita tematike në formën e shëtitjes dhe mënyrëintriguese të prezantojnë të kaluarën e qytetit. Në vizitat turistike përfshihen kryesisht bullgarë – siç fëmijë, kështu dhe të moshuar.

“Hapëm një Facebook faqe “Nëpër gjurmët”, në të cilën tregojmë fakte interesante dhe organizojmë shëtitje më këmbë. Jemi të mendimit se ka nevojë për një ngjarje të ngjashme disa herë në muaj, e cila prezanton Sofjen për kryeqytetasit, që të mundet ata të paktën një herë të ndihen si turistë në qytetin e tyre” – tregon për idenë Viktor Topallov.

Interes më të madh provokon periudha e Mbretërisë së Tretë Bullgare – diçka që sipas bashkëbiseduesit tonë është tepër e natyrshme:

“Periudha e monarkisë /1878-1944/ është interesante me shumë gjëra të para në historinë tonë. Bën përshtypje se pothuajse çdo një mund të përmend diçka pozitive nga monarkia, pavarësisht se nuk ka jetuar atëherë. Dhe kjo është në sajë të asaj që ka dëgjuar nga prindërit dhe të afërmit e vet. Pas 9 shtatorit të vitit 1944, njerëzit fillojnë ta lidhin historinë me pozitat e tyre politike dhe prandaj shpesh ajo nuk mund të prezantohet në mënyrë mjaft të pranueshme për të gjithë”.


Pikërisht, një përfaqësuesi të dinastisë mbretërore bullgare i është kushtuar shëtitja e parashikuar për më 22 shtatorin. Ky është Mbreti Ferdinand, sepse roli dhe kontributi i tij për zhvillimin e Bullgarisë akoma është objekt i debateve si mes historianëve, ashtu dhe në shoqëri.

“Data është tepër e përshtatshme për të organizuar një vizitë të ngjashme nëpër gjurmët e Mbretit Ferdinand” – tregon Viktor. “Doli se, ka histori mjaft interesante dhe lokacione në qendër të Sofjes, të cilët mund të tregojnë për jetën e tij dhe për shpalljen e Pavarësisë gjatë vitit 1908. Vendosëm të krijojmë një itinerar, i cili të mbulojë rreth 2 orë. Fillojmë nga parku “Kopshti i Borisit”, i cili është një stacion i parë i mirë fillestar, me qenë se emri i Mbretit Ferdinand është i lidhur me zoologjinë dhe botanikën. Që aty do të kalojmë përmes Kopshtit Mbretëror, do të ndalojmë para monumentit të Ushtrisë Sovjetike. Do të flasim për këtë se ku ka qenë kopshti i parë zoologjik. Do në vazhdojmë nëpër ashtuquajturat “pllakat e verdha” (pjesa më qendrore e qytetit është shtruar me pllaka të verdha) dhe do të ndalojmë përpara Kuvendit Popullor, në kopshtin e quajtur “Kristali”, ku është monumenti i Stefan Stambollovit (një nga burrat e mëdhenj të shtetit bullgar në fund të shekullit të XVII-të dhe në fillim të sh. XIX) . Do të vazhdojmë poshtë, duke kaluar afër Pallatit Mbretëror dhe Teatrit Popullor. Sipas nesh këto janë vendet, të cilat më mirë mund të tregojnë për aspektet e ndryshme nga jeta e tij”.

Shëtitjet e lidhura me jetën e personaliteteve emblematike për historinë bullgare janë falas pas një regjistrimi paraprak. “Mundohemi gjithmonë të prezantojmë nga ndonjë mister, përgjigjen e të cilit njeriu e gjen gjatë kohës së shëtitjes. Shpresojmë se me zhvillimin e veprimtarisë sonë turistike do të mundim të dalim nga vetë qendra e qytetit”.

Shëtitje të ngjashme tematike hedhin dritë të ndryshme  mbi perceptimin për qytetin tonë, i cili që nga viti 1992 e këtej e feston 17 shtatorin si festa e vet. Në këtë ditë Kisha Ortodokse Bullgare  nderon kujtesën e martireve të Shenjta Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat pavarësisht nga torturat të cilave u kanë qenë të nënshtruara nga perandori romak Adrian , nuk e kanë tradhtuar besimin dhe virtytet e tyre. Sipas Viktor Topallovit, Sofja është një qytet i cili duhet të vazhdojë zhvillimin e vet dhe urbanizimin.


Shpresoj që njerëzit  të kenë dëshirën dhe mundësinë të mësojnë pak më shumë për Sofjen dhe ta duan më tepër, të flasim me krenari jo vetëm për të kaluarën e saj, por dhe për të tanishmen dhe të ardhmen”, është urimi i tij për kryeqytetasit në lidhje me festën.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @postapkite



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD