Përfaqësues të lartë të pushtetit shtetëror dhe të sektorit privat marrin pjesë në forumin që po zhvillohet në Sofje me moto “Bashkëpunimi ndërmjet sigurisë publike dhe asaj private: Roli strategjik i partneritetit publik-shtetëror për kundërvënien e sulmeve kibernetike”. Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov deklaroi se pas sulmit kibernetik kundër institucionit bullgar për mbledhjen e tatimeve (Agjencia Kombëtare e të Ardhurave) tentativat e ngjashme kundër institucioneve shtetërore janë të përditshme. Ishte nënvizuar se pagat e njerëzve, të cilët merren me siguri kibernetike në sektorin shtetëror janë tepër të ulëta dhe kjo krijon pengesë të madhe për sigurimin e ekspertëve të kualifikuar. Ka nevojë dhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për unifikimin e legjislacioneve kombëtare për kundërvënie më të suksesshme të kriminalitetit kibernetik në botë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..