48% prej votuesve kërkojnë që ndonjë forcë të re politike të ndërmarrë qeverisjen e Bullgarisë, tregon studimi i fundit sociologjik i bërë gjat shtatorit të 2019-ës nga agjencia “Alpha Research”. 33% e të anketarve përkrahin partinë në pushtet GERB, kurse opozita është tepër e copëtuar. Për Partinë Socialiste Bullgare mendojnë të votojnë 17% prej zgjedhësve, për partinë e re të shoumenit Sllavi Trifonov – 12%, për “Bullgarinë Demokratike” – 4.9%, për Patriotët e Bashkuar – 3.8%. Po të zhvilloheshin tani zgjedhjet për GERB do të votonin 21,5% të të anketuarve. Para zgjedhjeve lokale 47,3% prej bullgarëve presin kryetarë të rinj të bashkive dhe kjo tendencë është më e dukshme në qytetet e mëdha, ku ndryshim kërkojnë 68% e qytetarëve.
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..
Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..