Marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Rusisë nuk janë përkeqësuar, tha Kryeministri Bojko Borisov pas takimit të tij me Ministrin rus të industrisë dhe tregtisë Denis Manturov. “Rusia do të merrte pjesë në një konsorcium për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, tha Manturov. “Jemi të mendimit se varianti optimal është që ai të ndërtohet nga një konsorcium ndërkombëtar”, nënvizoi mysafiri.
Borisovi kujtoi se Bullgaria ka paguar për reaktorët e ndërtuar në Rusi posaçërisht për centralin “Belene” dhe se për shtetin është me rëndësi që procedurat të jenë transparente, të qarta dhe të sakta. Konkurrenca mes Kompanisë Shtetërore të Kinës, përfaqësuesve të Koresë së Jugut dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurat përzgjedhëse për përcaktimin e ndërtuesve është shumë e madhe, shtoi Kryeministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..