Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësues-novatorë rrisin me dashuri “të ardhmen e Bullgarisë”

Disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor po vazhdojmë të flasim për reformat në arsimin bullgar dhe për risitë administrative, të cilat hyjnë në shkollën bullgare. Krahas ditarit elektronik dhe klasave interaktive, të cilat ekzistojnë vetëm në disa shkolla të mëdha të kryeqytetit, që sivjet që të gjithë mund të përfshihen në programin “Shkollat inovative”. Sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës është e domosdoshme që mësuesit të paraqesin modelin e vet inovativ të dhënies së mësimit, i cili mund të aplikohet gjatë gjithë vitit shkollor dhe i cili do t’i bëjë lëndët më interesante dhe më të këndshme për nxënësit. Në program është parashikuar bashkëpunim midis shkollave dhe këmbim i metodave të reja të punës, një mënyrë e re e organizimit të mjedisit shkollor, si dhe modele inovative për drejtimin e procesit shkollor në përgjithësi. 395 shkolla prej 28 rajoneve të vendit tanimë janë të përfshira në programin “Shkollat inovative” për praktika inovative pedagogjike.

“Aty mësuesit kanë lirinë të aplikojnë dhe të propozojnë programe të reja mësimore, të integrojnë lëndët e mësimit ose të propozojnë lëndë të reja”- shpjegon Natalia Mihalevska, drejtoresha në Drejtorinë “Arsimi i bullgarëve jashtë shtetit dhe rrjeti shkollor” në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ajo ua uron një vit të suksesshëm shkollor  të gjithëve në Bullgari, si dhe nxënësve nga shkollat bullgare të ditës së diel, ku mësojnë bullgarët jashtë shëtit dhe të cilat janë 335 në të gjitha kontinentet e botës.

“Më e rëndësishmja për këtë vit shkollor është që të gjithë mësuesit të frymëzohen dhe të mund t’i frymëzojnë nxënësit në klasë – është kategorike Natalia Mihalevska. Ata duhet të evitojnë formalizmin në punën e vet dhe t’i përkushtohen mësimdhënies dhe qëndrimit pozitiv ndaj fëmijëve. Jo thjesht t’u japin dije, por të ndërtojnë dhe të formojnë tek ta aftësi,, marrëdhënie dhe vlera, të gjejnë rrugën drejt çdo një fëmije më vete. Mendoj se në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate efektive, afatgjata dhe të qëndrueshme në arsimin bullgar. Unë e di, se mësuesit merren me këtë çdo ditë dhe di sa shumë përpjekje bëjnë. Prandaj sivjet theksi është mbi synimin çdo ditë të bëjmë hapa të vogla  në këtë drejtim – fëmijët tanë të bëhen më të mirë në të gjitha gjërat.”

Natalia Mihalevska rikujton fjalët e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev, i cili shumë shpesh thotë se, roli i mësuesit në shkollë nuk mund të zëvendësohet nga çfarëdo qoftë teknologjie të përdorur në arsim, mësuesi është më shumë nga çdo gjë tjetër. “Nuk bëhet fjalë thjesht për mësimdhënie dhe për një grumbullim dijesh, por për një qëndrim njerëzor. Mësuesi i mirë i cili i është përkushtuar edukimit është ai, të cilin ne e mbajmë mend për gjithë jetën”. Kjo shpjegon dhe shkakun që dikasteri i arsimit ta verë theksin mbi rolin e mësuesit bullgar si një motor i ndryshimit.

“Inovacionet janë në drejtime të shumta, por më e rëndësishmja është që mësuesi të jetë më kreativ dhe i përshtatshëm si njeri  dhe ajo të cilën e bën të ketë qëllime konkret të lidhur me klasën konkrete dhe nxënësit të tij. Mësuesi duhet të jetë këmbëngulës në punën e tij dhe të krijojë mjedis për inovacione, si në klasën përkatëse, kështu dhe në të gjithë shkollën – thotë Natalia Mihalevska dhe vazhdon: Në këtë kuptim Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka si ide të dorëzojë një çmim kombëtar për mësues inovativ . Këta pedagogë, të cilët janë shembull për të gjithë, të cilët jo vetëm se mundin të frymëzojnë fëmijët, por dhe mundin të përmirësojnë jetën e tyre. Këta mësues, të cilët janë nëpër shkollat e vogla dhe të mëdha, mund të dallohen nga drejtorët, nga organizatat e ndryshme në bashkinë vendase, në një nivel rrethi ose kombëtar. Mësuesit e dalluar do të formojnë  të ashtuquajturin “Klub Kombëtar të inovatorëve” të cilët do të fitojnë të drejtë nga Ministria e arsimit dhe të shkencës të popullarizojnë  përvojën e vet në të gjitha vendet e populluara, që të mund të ketë rëndësi për këtë të cilën e bëjnë si tek ne ashtu dhe jashtë shtetit. Ata do të përkrahen nga ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në këtë , të marrin pjesë dhe në ekspozita botërore dhe evropiane për arsimin në Dubai dhe Londër”.

Foto: ischools.bg

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD