Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Karakaçanov: “Jo vetëm Rusia kryen veprimtari të inteligjencës në Bullgari”

Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov
Foto: BNR

Lidhur me ashtuquajturin “skandal të spiunimit”, në të cilin kryetari i lëvizjes “Filorusët” në Bullgari ishte akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se kundërinteligjenca bullgare i ndjek të gjitha përpjekjet e faktorëve të huaj, pavarësisht a bëhet fjalë për shtete apo për subjekte të tjera, të cilat synojnë ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.

Supozohet se veprimtari të tillë po zhvillon Rusia, e cila për shkak të tensionit në Detin e Zi, Krime, etj., aktualisht është shumë aktive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Por ka edhe shtete të tjera, të cilat kryejnë veprimtari të inteligjencës tek ne, duke përfshirë këtu partnerë të Bullgarisë, të cilët presin përkrahje nga Sofja për aderimin e tyre në BE dhe në NATO.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një plazh pranë Sozopolit u mbyll për shkak të një droni ushtarak të hedhur nga deti

Plazhi “Harmani” në Sozopoll u rrethua nga policia për shkak të një droni ushtarak të hedhur nga deti. Për këtë u raportua këtë mëngjes nga turistët në linjën telefonike 112. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi lajmin duke shtuar se supozohet që mjeti..

botuar më 25-08-12 1.11.MD
Borjana Boteva

Sipas Eurostat, bullgarët janë të tretët në BE për sa i përket jetëgjatësisë dhe shëndetit të mirë, por a është e vërtetë kjo?

Bullgaria është në vendin e tretë për sa i përket jetëgjatësisë dhe shëndetit të mirë midis 30 vendeve evropiane, sipas Eurostat. Sipas të dhënave për vitin 2023, bullgarët jetojnë mesatarisht 68.6 vjet me shëndet të mirë. Vetëm njerëzit në Maltë dhe..

botuar më 25-08-12 10.31.PD
Ceremonia e diplomimit të mjekëve të rinj në Universitetin e Mjekësisë në Sofje

Numri i studentëve të huaj që studiojnë në Bullgari po rritet për një vit tjetër

Studentët e huaj në Bullgari preferojnë të studiojnë në Universitetet Mjekësore në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Pleven, si dhe në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Gjatë vitit akademik 2024/2025, numri i studentëve të huaj në..

botuar më 25-08-12 9.59.PD